Pas 12 ditësh takime, konsultime e propozime, arritëm që të dalim me diqka të përbashkët me Ministrin Vitia, Ministren Rozeta, e po ashtu edhe me Ministrin Sveqla.
Më poshtë po ju njoftoj me disa nga sfidat tona në implementimin e masave:
Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar në hapësira të brendshme me 1 person në 8 m2, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 4 persona në 10 m2. Nga 12 persona në 100 m2, në 40 persona në 100 m2.
Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 2 metra ndërmjet tavolinave me nga 4 persona, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet tavolinave me 4 persona.
Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 1.5-2 metra të personave fizik, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet personave fizik.
Nga propozimet e IKSHPK-së për të operuar bizneset deri në ora 21:30, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë deri në ora 22:00.
Nga propozimet e IKSHPK-së që muzika duhet të ndalet në ora 20:30, ne kemi arritur që të shtyhet deri në ora 21:45.
Nga rekomandimet që ndalimi i qarkullimit të personave fizik të fillojë nga ora 22:00, ne kemi arritur që të shtyhet nga ora 22:30.
Së pari duhet që vetë gastronomët të jenë kujdestarë të shëndetit publik, duke perquar një mesazh të përbashkët që virusi egziston, dhe duhet të kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit.
Arritëm që të miratojmë masat për 14 ditët në vijim, t’i lehtësojmë edhe më shumë pas 14 ditësh!
Të dashur Gastronomë, ejani të ja kthejmë besimin popullit tonë në gastronomi, dhe na ndihmoni qe të hapemi totalisht këtë verë! Ju lutem të gjithëve që të bëhemi shembull duke respektuar higjienën, bartjen e maskave, distancën!
Bashkë do ja dalim , bashkë do t’ja kthejmë Verën Kosovës ❤️