Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që caktoi seancën më 26 prill për të diskutuar rreth gjendjes me vaksina, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosangazhim.
“Të vdesin 14-15 njerëz në ditë është vërtet alarmante. Por, për kryeministrin tonë dhe ministrin Vitia duket të jetë një gjendje shumë normale, gjë që për neve është e papranueshme. I bëj thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit Vitia që të hënën të jenë në debatin parlamentar dhe të japin sqarimet e tyre sa i përket mosangazhimit dhe mossigurimit të vaksinave për qytetarët tonë.
Tahiri ka thënë se tema për vaksinat nuk do të jetë e vetmja që do të diskutohet, por edhe ajo e ngarkesës në spitale.
“Nuk po shohim një angazhim të MSH-së në fuqizimin dhe mbështetjen më të madhe të institucioneve tona shëndetësore që përballen me fluksin e madh të të prekurve nga COVID-19”.
“Ju e shihni që Kurti tash e një kohë ka humbur fare dhe nuk jep kurrfarë përgjegjësie dhe kurrfarë lajmesh sa i përket këtyre çështjeve. Pra, prej kohës kur e ka organizuar atë ceremoninë e famshme të pritjes së vaksinave”