“Falsifikim i Targave te Automjetit”
Me 19 prill 2021 rreth orës 22;15 nga policia e Kosovës njësitet patrullese të st. Policor të Ranillugit është ndalur i dyshimti B.Xh. në fshtin Ranilluk duke drejtuar veturën Audi A4 me targa 06 .
Gjatë kontrollit kur ju kan kërkuar dokumentet për veturën dhe pasagjerin pasi që ishte koha e ndalim qarkullimit (në bazë të masave anti covid të qeverisë së Kosovës) patrulla ka dyshuar se vetura në fjalë kishte të falsifikuar tabelat e regjistrimit.
I dyshimti është sjellur ne stacionin policor dhe gjatë intervistimit janë gjetë prova të bazuar që tabelat nuk i përkasin kësaj veture dhe po ashtu vetura nuk është e doganuar dhe tabelat te cilat gjinden të vendosura në veturë janë të një veture tjetër.
Në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ka urdheruar qe rasti ti dërgohet njesisë së hetimeve, si dhe të hetohet edhe prejardhja e tabelave të cilat ishin të vendosura në automjet.
Automjeti ndalet nga ana e policisë deri në vendimin e ardhshëm të prokurorit.
Rasti është duke u hetuar.