“Telkos” njofton klientët e opinionin publik dhe gjitha palët e interesit, se artikulli i publikuar nga Klan Kosova i datës 21.04.2021 në raport me Telkos për ndërprerjen e sinjalit në formë të organizuar nga TV Dukagjini, T7 dhe Kanal 10, është tejet tendencioz dhe me prapaskenë diskriminuese me qëllim për të dëmtuar imazhin e kompanisë tonë.
“Telkos” falënderon të gjitha mediat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrektësinë e treguar, megjithatë i fton që të mos bien pre e dezinformatave që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë sonë.
Gjatë ditës së djeshme, ne si “Telkos”, kemi hasur në disa shkrime që nuk përkojnë me realitetin rreth disa marrëveshjeve të revokuara njëanshëm dhe jashtë çdo kontrate ligjore. Andaj “Telkos” i drejtohet opinioni publik drejtpërdrejt për të treguar të vërtetën tonë të bazuar në fakte dhe prova rreth këtij rasti.
“Telkos” njofton klientët dhe opinionin publik se do të kërkon të drejtat ligjore që nga institucionet vendore përkatëse e deri te zyra e Rregullatorit të Telekomunikacionit në Bashkimin Europian konform të drejtës së konkurrencës dhe ofruesit të shërbimeve mediale.
Sa i përket televizionit KlanKosova, me hyrjen në fuqi të rregullores 2020/01 e që i ka obliguar palët të hyjnë në marrëveshje për të ritransmetuar sinjalin, Telkos me datën 13.11.2020 ka bërë kërkesë te Televizioni KlanKosova për marrëveshje, por përgjigjja e KlanKosovës me të njëjtën datë ishte se të drejtat ekskluzive i ka operatori Artmotion dhe se drejtohuni tek ta. Gjatë takimit që kemi pasur me operatorin Artmotion na është thënë: “Ne nuk ua japim vetëm televizionin KlanKosova por se na është imponuar pako me 54 kanale”, gjë që ka qenë e papranueshme dhe kundër rregullores 2020/01 neni 10 pika 2 e cili thotë ”OSHMA-të pavarësishtë formës së transmetimit, duhet të ofrojnë sinjalin në baza jo-diskriminuese dhe jo-ekskluzive ndaj të gjithë operatorëve të shpërndarjes, në mënyrë që publiku të mos përjashtohet nga qasja në informim”.
Duke u bazuar në rregulloren 2020/01 neni 10 ne ju kemi drejtuar Komisionit të Pavarur për Media me ankesën dhe kërkesën për të ushtruar kompetencat e veta sipas Ligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve Nr.04-L/044, për ta udhëzuar KlanKosovën që të na ofrojë marrëveshjen në baza jo diskriminuese ashtu siç i ka dhënë edhe disa operatorëve tjerë. Por kjo nuk ka ndodhur edhe për kundër përpjekjeve të Komisionit të Pavarur të Medieve. Me që rast KlanKosova ka pranuar edhe një njoftim për shkelje të Nenit 10 të rregullores 2020/01 nga KPM duke mos i ofruar operatorit TelKos marrëveshje të barabartë dhe në baza jo diskriminuese. Edhe pas njoftimit për shkelje që ka bërë Klan Kosova, ne kemi pranuar e-mail nga KPM-ja për t’ju drejtuar sërish KlanKosovës për kërkesë për marrëveshje, ku me datën 12.04.2021 Telkos serish i drejtohet Televizionit KlanKosova për të na ofruar marrëveshjen konform rekomandimit të KPM-së si dhe konform rregullores 2020/01 por të nesërmen kemi pranuar një telefonatë nga përfaqësuesi i Artmotion ku na është kërkuar që mos të bëjmë më kërkesë në KlanKosova.
Ndërsa TV Dukagjini është televizion me frekuencë e cila i nënshtrohet rregullores 2020/01 neni 9, ku pika 2 thotë: “të licencuarit obligohen të shpërndajnë pa kompensim kanalet televizive të transmetuesit publik dhe kanalet e tjera komerciale me transmetim tokësor të cilat e gëzojnë statusin e bartjes së obligueshme”. Pika 3: “ofruesi i shërbimit medial audiovizuel nuk mund ta refuzojë statusin e bartjes së obligueshme të përcaktuar me këtë rregullore”. Pika 5:” Ofruesi I shërbimeve mediale audiovizuele do të sigurojnë bartjen e sinjalit të tyre tek i licencuari”.
Duke ju referuar Nenit 9 të rregullores 2020/01 dhe paragrafëve të lartcekura ne kemi vazhduar të transmetojmë TV Dukagjinin deri me datën 21.04.2021, atëherë edhe kur është bërë ndërprerja e sinjalit njëanshëm. Kërkesat e Operatorit Artmotion që të futemi në një marrëveshje për të transmetuar TV Dukagjinin ne i kemi drejtuar tek KPM-ja për të marrë interpretim, dhe pastaj jemi ulur me operatorin e lartë cekur për të negociuar, por operatori Artmotion ka vepruar njësoj siç ka vepruar edhe me TV KlanKosova, duke na ofruar 54 kanale si pako dhe jo kanalet veç e veç siç ka qenë kërkesa jonë. Pas kësaj ju kemi drejtuar sërish TV Dukagjinit për herë të fundit me datën 07.04.2021 që të na ofrojë marrëveshjen konform rregullores 2020/01 dhe mos të na diskriminojë në raport me operatoret e tjerë. Por prapë nuk kemi marrë ofertën as nga TV Dukagjini as nga Artmotion për TV Dukagjinin. Ne e kemi njoftuar KPM-në për ndërprerjen e sinjalit dhe presim shumë shpejtë që KPM do të zbatojë rregulloren e vet që konform nenit 9 pika 3 dhe 5 të rregullores 2020/01 të urdhërojë TV Dukagjinin të risjellë sinjalin sërish pranë operatorit Telkos.
Sa i përket Televizionit T7 ne si operatorë kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm deri me tani dhe për çka i falënderojmë. Me hyrjen në fuqi të rregullores së lartë cekur 2020/01 ne kemi kontaktuar përfaqësuesit e Televizionit T7 për të bërë marrëveshje në mënyrë që të jemi në përputhje me rregulloren e re. Por përgjigjja e tyre ka qenë se ju jeni anëtarë të shoqatës KosCable dhe se T7 e ka pajisur me leje për transmetim për të gjithë anëtarët e saj pa kompensim dhe nuk keni nevojë për një marrëveshje të re.
Lajmi se shoqata ka përfituar nga këto Televizione është i pa vërtetë, sepse asnjë anëtarë i shoqatës nuk ka paguar asgjë për këto kanale te apostrofuara në shoqatë, si dhe pretendimet se shoqata nuk përfaqëson shumicën e operatorëve janë të pa vërteta, pasi që shumica e operatorëve kabllorë janë anëtarë të shoqatës, duke përfshi edhe Operatorin KujtesaNet.
Me datën 05.04.2021 ne kemi pranuar një njoftim nga T7 ku jemi njoftuar se leja e transmetimit të shoqatës KosCable shkëputet deri me datën 16.04.2020 dhe se pas kësaj date duhet të bëni marrëveshje të re. Me datën 07.04.2021 ne kemi kërkuar marrëveshje nga T7 dhe përgjigjja ka qenë se deri në fund të javës do t’ju dërgojmë një ofertë. Oferta nuk na ka ardhur nga T7 por me datën 17.04.2021 ne kemi pranuar një ofertë nga Kujtesa për kanalin T7 me vlerë prej 45000€ në muaj. Çmim Astronomik në kundërshtim me rregulloren 2020/01 neni 10 pika 3 ku thotë: “Palët gjatë procesit të negocimit për përfshirjen e OSHMA-ve tek operatoret e shpërndarjes, obligohen që të bëjnë përcaktime komerciale të favorshme për të dyja palët, të arsyeshme dhe të bazuara mbi kushtet dhe rrethanat ekzistuese të tregut”. Pas pranimit të ofertës kemi dërguar e-mail te Kujtesa për sqarim shtesë, se a bëhet fjalë për 1 muaj 45.000€ apo për 1 vit, dhe nuk kemi pranuar asnjë përgjigje më. Më datën 20.04.2021 ju kemi drejtuar KPM-së për të na ndihmuar lidhur me mundësinë e një marrëveshje me T7 por mëngjesi i datës 21.04.2021 na befasoi me ndërprerjen e sinjalit në mënyrë të njëanshme. Pas kësaj ne kemi bërë ankesën në KPM dhe jemi në pritje të përgjigjeje.
Sa i përket televizionit Kanal 10, me hyrjen në fuqi të rregullores 2020/01, në vazhdimisht kemi kërkuar nga Kanal 10 marrëveshjen në mënyrë që të jemi në përputhje me rregullorën. Me datën 01.12.2020 kemi bere marrëveshje duke përfshi marrjen e shërbimeve te internetit, ofrimin e marketingut, si dhe bartjen e Kanalit 10 në numrin 10 në platformën Telkos. Por me datën 25.03.2021 kemi pranuar njoftimin nga Kanal 10 se të drejtat i kalojnë operatorit Armotion. Ky njoftim na ka befasuar dhe kemi kërkuar sqarime lidhur me marrëveshjen tonë që kemi, por Kanal 10 gjithmonë ju ka shmangur se në marrëveshje nuk përfshihet edhe bartja e Kanal 10 por vetëm marketingu, gjë që edhe deri ne këto momente ende nuk e kemi sqaruar dhe ndërprerja e sinjalit në mënyrë të njëanshme është jo etike në raport me neve pasi qe kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm deri më tani.
Në fund ritheksojmë edhe njëherë se Operatori Telkos nuk ka refuzuar asnjëherë të hynë në marrëveshje për t’i transmetuar këto kanale, por e vërteta ka qenë se këto kanale asnjëherë nuk kanë ofruar marrëveshje siç kërkohet me rregulloren 2020/01 neni 10 pika 2 dhe 3. Njëherësh ju bëjmë ftesë publike që edhe mediat dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si dhe KPM-ja që të marrë pjesë në zhvillimin e negociatave në mënyrë që i tërë procesi të jetë transparent dhe u bazuar në ligj dhe rregullore.
Operatori Telkos i ka njoftuar te gjitha institucionet e shtetit lidhur me padrejtësitë që janë duke u bërë në raport me ne dhe presim që ato të veprojnë sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi.
Për të gjitha këto që u thanë më lartë i ftojmë të gjitha palët e interesuara të vijnë tek ne dhe të shohin argumentet dhe provat që kemi ne dhe të verifikojnë lajmet para se ti publikojnë ato, pasi që kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për atë që e publikojnë.
Me respekt
TelKos LLC