Policia e Kosovës, përkatësisht pjesëtarët e saj, në Rajonin e Gjilanit si gjithmonë janë̈ të angazhuar maksimalisht për të qenë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim.
Pjesëtarët e Policisë̈ së Kosovës janë̈ të përkushtuar në kryerjen e detyrave të tyre me dinjitet, në luftë ndaj të gjitha veprimtarive kriminale, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë̈ për të gjithë̈.
Policia, vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit edhe përgjatë̈ periudhës së pandemisë̈, duke i kryer detyrat e saj në bazë të ligjit.
Përveç̧ detyrave të parapara me ligj, policia nuk heziton asnjëherë̈ për të qenë pjesë e aktiviteteve nga të cilat kanë dobi qytetarët dhe vendi, qoftë në aksione humanitare, ndihmës së ofruar kategorive të ndryshme të shoqërisë̈, të moshuarve, rinisë, nxënësve si dhe me të vegjëlve.
Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për të krijuar siguri për gjithë̈ qytetarët e vet.