Shoqata Humanitare “BEREQETI” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndarë ndihma humanitare në kuadër të aktivitetit të sajë ” SOFRA E RAMAZANIT” nga një pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat kanë nevojë më shumë.
Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate ka bërë me dije se, sot janë ndihmuar 25 familje të anëtarësuar në Shoqatën Ndërkomunale të verbërve dhe 21 familje të regjistruar në Handikos-Gjilan.
“Duhet të theksojmë se me këto pako janë ndihmuar poashtu 118 familjet me jetimë dhe 206 familje me gjendje më të rënduar sociale”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, aktiviteti për të ndihmuar secilën familje në nevojë vazhdon edhe më tutje.