Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 883 gjoba për shkelësit e masave antiCovid-19.
Policia kohëve të fundit ka shtuar patrullimet në nivel vendi, ku së bashku me inspektoratet përkatëse komunale po bën përpjekje të vendosë rend dhe ligj sa i përket pandemisë Covid-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar 1147 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.
Ka arrestuar 26 persona dhe dërguar në mbajtje 10 persona.
Kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.