Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer.
Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.Këtë e kanë konfirmuar zyra për komunikim e MSH-së, nga e cila kanë deklaruar se edhe javëve në vazhdim do të arrijnë disa kontingjente, duke mos dhënë më shumë detaje.
“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet nga MSH për KPNdërsa, të pyetur se a do ketë ndonjë ceremoni për pranimin e këtyre dozave të vaksinës Pfizer, nga zyra për komunikim e MSh-së kanë thënë se nuk besojnë që do të ketë ndonjë aktivitet.
Kujtojmë që ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj e deri në gusht.
Kosova aktualisht nuk ka asnjë dozë të asnjë lloj vaksine anti-COVID, dhe është vendi i fundit në rajon që ka nisur imunizimin e qytetarëve kundër pandemisë.
Deri më tani janë vaksinuar 24 mijë qytetarë të Kosovës me vaksinat AstraZeneca që kishin arritur në Kosovë më 28 mars 2021.Edhe këto doza të vaksinave anti-COVID i janë dhuruar qytetarëve të Kosovës për imunizim nga COVAX.
Ndërsa, numri i personave të vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2 mijë e 187 raste, ndërsa numri i të infektuarve aktiv është 7 mijë e 983.