Për nder të dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, klubi i ‘Shooters’ nga Gjilani ka organizuar turneun e madh të biliardos “Ditë e Agimit”. Në këtë turne mjaft atraktivë kanë marrë pjesë 26 garues prej tyre 4 ishin nga kryeqyteti Prishtina.
Pas lojërave atraktive në finale u takuan Hekuran Sadiku dhe Agron Abazi. Në këtë finale lojë më cilësore tregoj Hekuran Sadiku, i cili me plot meritë njëherit u shpall kampion.
Fituesi i këtij turneu, Hekuran Sadiku, pas këtij triumfi ka deklaruar. “Jam i nderuar që isha pjesëmarrës i këtij turneu për nder të dëshmorit Agim Ramadani-Katana. Ishte një garë mjaft interesante me disa garues të mirë të cilët treguan lojëra cilësore. Këtë triumf i’a dedikoj Muhamet Ajrullahut, i cili ishte edhe sponsor i këtij turneu dhe i cili ka bërë që ne të jemi pjesë e këtij turneu”.
Hekuran Sadiku edhe në këtë turneu dëshmoi se është njëri ndër garuesit më të mirë në Kosovë.