Gjilani ka barazuar në derbin e xhiros së 33-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, derisa ka arritur ta ndalojë rivalin e përbetuar Dritën në një barazim (1-1), raporton Gazetasheshi.com.
Ky barazim ishte i mirëseardhur për skuadrën e Ismet Munishit, pasi që mungesat ishin të mëdha në këtë takim dhe ndër të tjerash arritën ta ndalnin rivalin e përbetuar për të vijuar rrugën drejt mbrojtjes së titullit.
Kështu u shpreh edhe Munishi pas ndeshjes, i cili tha se kjo pikë ishte për t’u mbyllur gojën kritikëve.
“Një ndeshje shumë e luftuar dhe për këtë duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan tej mas. Skuadra u angazhua shumë dhe mund të them që jam i kënaqur, pasi që ky barazim mund të jetë një fitore e vogël për ne, pasi që kemi premtuar që do të luajmë futboll deri në fund dhe do t’a mbrojmë ndeerin e qytetit, mbi të gjitha ju tregova këtyre se kush është ‘Baba’”, përfundoi Munishi.