Ka ndërrue jetë, Shaqir Zymberi, zyrtar i Gjendjës Civile në Gjilan. Lajmi për vdekjen e tij është bërë me dije nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme të Gjilanit, Bardhyl Syla, përmes profilit të tij në Facebook.
“Sa i rëndë ishte lajmi kur u njoftuam për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi!.Komuna e Gjilanit. Sot humbi një Zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite. Në emër tim dhe në emër të Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme, i shprehi ngushëllime familjes së tij, Zyrtarëve Komunal dhe të gjithë shokëve e miqëve të tjerë të të ndjerit. Do ta përkujtojmë gjithmonë. U prehtë i qetë!”, ka shkruar Drejtori Bardhyl Syla.