Shkruan: Bekim Rexhepi
Investimet e pronarëve në klubet Gjilanase këto vitet e fundit padyshim se e kanë rritur konkurrencen dhe ndoshta cilësine.Por jo asesi edhe një strategji pozitive së paku për të rinjtë e qytetit të cilët e shohin veten në të ardhmen si pjesë e ndonjërit klub.
Ka 3-4 vite që në derbin a njohur tanimë akterët kryesorë(përveq spektatorëve sa ishim pa pandemi)lojtarët janë shumica pothuajse jashtë Gjilanit.Në rregull do të ishte sikur të kishte disa por qe sa vite ne fushën e blertë të jenë vetëm 2-3 lojtarë nga qytetit i futbollit,asnjë kryetrajnerë është për keqardhje.
Gjilani dikur ishtë prodhues i talentëve për shumë klube tjera,madje edhe jashtë vendit por sot ata nuk kanë vend nëpër klubet e qytetit.Dhe kjo nuk është strategji por vetëm një injorim,anashkalim apo çka do tjetër por jo vatër e futbollit në qytet.Njomakët dhe talentet e rinj në qytetin tonë e të cilët jane mjaftë,si duket nuk e shohin më veten si talentë të ardhshëm,së paku jo që Drita e Gjilani të jenë destinacioni i tyre kulminant kur ata arrijnë moshën e duhur.Është gabim i cili asesi nuk po tejkalohet duke e ndërruar këtë strategji të gabuar.Investime për trofe po ama për të ardhmen e të rinjëve Gjilanas jo – fatkeqesisht.
Më gëzon fakti që së paku akterë në fushën e blertë kohëve të fundit i kemi gjyqtarët e ndeshjes,e që janë Gjilanas dhe të cilët punën e tyre e kryejnë shumë bukur.Mbase nëse nuk ju japim ne këtë mundësi,na tregojnë të tjerët se ne kemi njerëz e futbolldashës të sinqertë dhe punëtorë nëse jo futbollistë të mjaftueshëm sipas kryesive të tanishme në dy klubet tona të Superliges!