Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se vetëm sot janë vaksinuar rreth 300 profesionist shëndetësor nga e tërë Kosova, shkruan Gazeta Metro.
Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë në të cilën është duke vazhduar vaksinimi anti COVID-19 për personelin shëndetësor për tërë Kosovën.
“Dita e tretë të fazës së dytë të vaksinimit. Aktualisht deri më tani kemi 300 profesionist shëndetësor në nivel vendin. Nga totali i përgjithshëm kemi të vaksinuar 1,900 të vaksinuar deri më sot shpresojmë që ky numër do të jetë në rritje. Dje nga ora 08:00 deri në orën 19:00 kemi pasur 940 të vaksinuar”, ka thënë Bardhi para mediave.