Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate që kryeministria ka nisur për media.
Në këtë njoftim thuhet se mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në ora 15:00.
Në këtë mbledhje si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i planprogramit qeverisës për vitin 2021/2025.
Se plani Qeverisës pritet të miratohet sot është konfirmuar edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Përpos planit qeverisës, Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat e përgjithshme dhe të veçanta për për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Shqyrtimi i masave anti-covid është paraparë si pikë e dy e rendit të ditës.