Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 2.545 testime, 170 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 389 pacientë.
Në mesin e të vdekurve, IKSHPK bën të ditur se është edhe një 1 vjeçar nga Prishtina.
Rastet e tjera të vdekjes janë: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç).
IKSHPK-ja njofton se numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Numri përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.