Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi përmes një postimi ka kërkuar që të hapen sallat e dasmave dhe klubeve të natës.
Sipas tij, rastet janë duke rënë por edhe kriza e gastronomëve po shtohet.
” Koha është me i hap SALLAT E DASMAVE DHE KLUBET E NATËS”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i tij i plotë:
Rastet po bijn, kriza e gastronomëve po shtohet!
Mbyllja e 12 ditëve në fillim të muajit ja dha një fluks te madh shteteve fqinje (vetëm Shqipërisë 60 mijë persona), plus tash në maj me lidhjen e festave kemi mujt me pa se cka do të ndodhë me neve nëse edhe vera na kap kështu (me masa më të ashpra).
Koha është me i hap SALLAT E DASMAVE DHE KLUBET E NATËS.
Nëse nuk kemi një plan tani për verën, në moment të fundit më mirë mos të hapemi fare.Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjeshtë DUAM PLAN STRATEGJIK PËR VERËN.
Nëse nuk hapemi në qeshor – korrik – gusht, për shtator mos na hapni hiq. Remitancat ikin, vera shkon, e diaspora veçse ka fillu me e mësu rrugën në drejtime tjera. Jeni duke e shkatërru një mund 20 vjeqar!