Në vendin tonë kanë arritur mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian.
Kurse, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të mërkurën do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.
Përndryshe, javën e kaluar Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat po vaksinohen punonjësit shëndetësorë.
Ndërsa, nëpërmjet përmes programit COVAX, Kosova në muajin mars ka marrë 24 mijë vaksina AstraZeneca.