Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025, shkruan Gazeta Metro.
Sa i përket politikës së jashtme, Qeveria Kurti thotë se do të angazhohet për dialog me Serbinë, për të arritur njohjen e ndërsjelltë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Republikën e Serbisë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste”, thuhet në programin e Qeverisë.
Qeveria ka përmendur edhe partnerët ndërkombëtar dhe rolin e tyre në procesin e dialogut.
“Me partnerët e saj amerikan dhe evropian, Republika e Kosovës do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur njohjen e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të mirëmbajë raporte normale të bazuara në parimin e shëndoshë të reciprocitetit, dhe të jep një kontribut të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilizimin afatgjatë të rajonit”.
KËTU mund të lexoni planin e plotë.