Edhe në vitin 2001, Kupa e Kosovës në Futboll nuk e kishte ndërruar qytetin, por kësaj radhe ky trofe i çmueshëm i kishte takuar KF Dritës, e cila në finalen e luajtur në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë e kishte mposhtur KF Gjilanin pas ekzekutimit të penaltive.
Ndeshja pas kohës së rregullt ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1:1 kurse pas ekzekutimit të penalltive ishte Drita që kishte ngadhënjyer me rezultat 6:5.
Shënues në kohën e rregullt ishin Muharrem Sahiti 20’ për Gjilanin dhe Xhevdet Llumnica 87’ për Dritën, shkruan kryelajmi.com
Në minutën 20 të ndeshjes Muharrem Sahiti përfitoi shumë nga mosmarrëveshja ndërmjet Zeqrit dhe mbrojtësve Ademi e Statovci dhe dhuratën e dhënë qendërsulmuesi me përvojë në gol.
Tre minuta para përfundimit të ndeshjes, Drita barazoi rezultatin përmes Xhevdet Llumnicës, i cili iu përvodh mbrojtjes së Gjilanit dhe kur u ballafaqua me Ajdinin e mposhti atë me mjaftë rutinë për të barazuar rezultatin në 1:1.
Pas penaltive, Drita ishte më e mirë dhe Kupën kapitenit të Dritës, Bekim Isufi ia dorëzoi Zenun Pajaziti, që atëbotë ishte kryesues i Departamentit të Sportit të Kosovës.
Gjilani – Drita 1:1 (7:8 me penallti)
Stadiumi i Qytetit në Prishtinë. Shikues: 10000. Gjyqtarë: B. Hoxha, V. Ibrahimi, I. Mustafa. Kartoni i verdhë: Sahiti, Sadriu, Muji (Gjilani), Statovci, Isufi (Drita). Shënues në kohën e rregullt: Muharrem Sahiti 20’ – Xhevdet Llumnica 78.
Shënues nga penalltitë: Jerliu, Kollari, Sadriu, Halili, Ajeti, Muji (Gjilani) dhe Bakia, LLumnica, Osmani, Isufi, Statovci, Salihu e Statovci (Drita).
Gjilani: Ajdini, Xhemajli (Bejtullahu), Sadriu, Ajeti, Jerliu, Terziu (Halili), Berisha (J. Sermaxhaj), Hodai, Sahiti, Kollari, Muji. Trajner: Musa Selimi
Drita: Zeqiri, Statovci, Sahiti, Salihu, Ademi, Oguta (Ismaili), Osmani, Isufi, Llumnica, Behrami (Bakia), Aliu. Trajner: Bylbyl Sokoli./Kryelajmi.com/