Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor, Nora Krasniqin, si dhe kryeshefin e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ardian Rugovën.
Krasniqi dhe Rugova kanë mbajtur këto pozita në cilësinë e ushtruesit të detyrës.
Ndërsa, në vend të Krasniqit në krye të Inspektoratit Shëndetësor është emëruar Shaban Osmanaj, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e u.d. kryeinspektorit farmaceutik.
Kujtojmë se për pozitën e kryeinspektorit Shëndetësor ishte hapur konkurs i brendshëm në janar të këtij viti në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj. Osmanaj ishte një nga pretendentët në këtë konkurs. Ndryshe ai njihet edhe si person i afërt me LDK-në si dhe ish-ministrin Zemaj, të cilit i thurte lavde edhe në rrjetet sociale.