Departamenti për Rend, Ligj dhe Siguri në LDK ka mbajtur konferencë për medie, ku ka kritikuar Progamin e Qeverisë, duke thënë se ka mungesë të një plani për integrimin e veriut të Kosovës.
Koordinator i Departamentit për Rend, Ligj dhe Siguri, Shkëmb Manaj, tha se nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës pa ngritur kapacitetet profesionale.
“Prezantojmë opinionin tonë lidhur me programin e qeverisë Kurti. Është dokument sipërfaqësor që nuk i përmbush programet e duhur. Nuk përcaktojnë masa e afate për realizimin e buxhetit. Asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës. Partia sa ishte në opozitë pretendonte se do ta shtrinte autoritetin e plotë atje. Nuk ka ndarë buxhet për mbështetjen për institucionet e sigurisë për këtë vend. Nuk janë paraparë kthim për qytetarët tanë atje, në vend të kësaj ata kanë paguar 11 milionë euro për shlyerje borxhi për qytetarët serb. Nuk është paraparë sigurimi i policisë dhe pensioni i parakohshëm. Rinimi i policisë i jep energji të reja”.
“Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës. Nuk ka paraparë hartim të strategjisë nacionale për krime lufte, duhet të ngritën për kapacitete profesionale”, raporton EO
Po ashtu, Manaj ka kritikuar se Qeveria Kurti nuk ka plan konkret as për procesin e vettingut në drejtësi.
“Mungesa e zotimit të Kurtit për mbrojtjen e gazetarëve dhe për lirinë e medieve përkundër faktit që Kosova ka hyrë në grupin e vendeve problematike të medieve sa i përket lirisë së medieve”.
“Po shihet qartë që Qeveria Kurti nuk ka plan konkret se çfarë do të bëjë lidhur më vettingun”.
“Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar për luftë kundër krimit të organizuar kemi parë që kjo Qeveri nuk ka plan për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Askund nuk është theksuar bashkëpunim për zbatimin e marrëveshjeve me agjencitë e sigurisë”.
“Konfiskimi i pasurisë duhet të jetë për të gjithë bashkëpunëtorëve të dhe qasja e ndërtimi të konceptit është më shumë legalizim sesa luftim i saj.
Tutje, LDK-ja thotë se plani i Qeverisë nuk garanton zhvillimin dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
“S’ka strategji kombëtare për siguri e mbrojtje, kundër korrupsionit, krimit, sulmit kibernetikë. Nuk trajtohet si duhet FSK dhe nuk garanton ndërtim të kapaciteteve njerëzore e ushtarake”.