Në mbledhjen rregullt të mbajtur sot, të bordit të drejtorëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga drejtorët komunal planifikim të dinamikës së re të punëve në mbi 120 projekte që janë në proces të realizimit të punimeve.
Kërkoj angazhimin e përbashkët të të gjithë drejtorëve në zbatimin e dinamikës së punimeve për periudhën e mbetur të tremujorshit të dytë.
“Jemi në shumë projekte duke punuar në infrastrukturë publike kryesisht, por që domosdo në disa prej tyre duhet të planifikohet dinamikë e re sepse me ardhjen e gurbetqarëve, ato duhet të jenë në masë të madhe të përfunduara. Kemi pasur vonesa të mëdha shkaku i pandemisë, mirëpo me fillimin e vaksinimit, është sinjali që po shkojmë drejtë fazës së mbylljes karshi edhe vendeve tjera dhe tani prioritet mbeten realizimi i projekteve të kontraktuara dhe njëkohësisht mbykëqyrja e tyre e vazhdueshme deri në finalizim”, ka porositur kryetari Haziri.
Ai më tej ka potencuar edhe nevojat emergjente të cilat duhet të jenë prioriteti i parë, sikur që edhe bashkëpunimi me donatorët dhe projektet e interest të përgjithshëm, për të vazhduar njëkohësisht me projektet tjera që janë në implementim e sipër.
Haziri ka kërkuar që qendra e vaksinimit anti-Covid, ekipi i çertifikuar për vaksinim dhe qytetarët të cilët kanë terminin për t’u vaksinuar, të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, me kushtet siç i parasheh protokolli për këtë fushatë sepse Gjilani duhet të jetë shembull edhe në këtë drejtim. Ne presim që të furnizohem me numër më të madh të vaksinave dhe qytetarët tanë të jenë të mbrojtur.
Në raportimet e drejtorëve janë konfirmuar angazhimet maksimale, sikur që edhe respektimi i kalendarit të investimeve dhe kalendarit kulturor të Gjilanit.
Dita e Çlirimit me aktivitete të shumta nën respektimin e masave mbrojtëse anti – covid
Deniza Limani ka njoftuar se në ditën e nesërme me 18 maj 2021 bëhet hapja e Muzeut të dytë të Gjilanit, atij Etnografik që është vendosur në ish objektin e shkollës së Muzikës, më pas përgatitjet për shënimin e Ditës së Fëmijëve më 1 qershor, për të vazhduar pastaj po me këtë qëllim nga pesë shfaqjet teatrale, që janë të përgatitura nga nxënësit e shkollave të mesme.
Në kuadër të kësaj ajo tha se do të vazhdohet me aktivitetin kulturor në kujtim të publicistit, letrarit dhe shkrimtarit të njohur gjilanas “Beqir Musliu” duke nisur që nga trekëndëshi poetik i paqes e deri të çmimi letrar. Në këtë rrafsh është paraparë edhe përzgjedhja e të dalluarve të vitit në kulturë, sport, vullnetarizëm, arsim, shëndetësi, shërbimin civil, bujqësi dhe në sektorë të tjerë të jetës gjilanase.
15 Qershori është data e kujtimit të 22 vjetorit të çlirimit të Gjilanit që përpos homazheve dhe nderimeve për dëshmorët është i paraparë edhe koncert i fëmijevë në ambient të hapur.
21 qershori parasheh shënimin e Ditës së Muzikës me organizime simbolike nga artistët dhe kantautorët gjilanas.
Gjithashtu në kalendarin për Ditët e Çlirimit do të inaugurojmë edhe këndin e veprimtarit të shquar “Idriz Ajeti” në Bibliotekën e Gjilanit, në shenjë falënderimi për dhurimin e bibliotekës së tij për lexuesit tanë. Të gjitha këto aktivitete janë paraparë të mbahen nën respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë globale Covid-19.
Investime të shumta në infrastrukturën publike
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka thënë se në investim të projekteve në ujërat e zeza Komuna e Gjilanit është duke punuar në shumë lokacione, që nga rruga Gjilan Përlepnicë, rrugën e Kumanovës, rrugën “Haqif Tetova”, përfundimi i kanalizimit në rrugën “Enver Miftari”, për të vazhduar nga java e ardhshme në fshatin Shillovë, pastaj kanalizimin nga rrethi në rrugën e prishtinës deri te furra Aroma dhe projekte të kësaj natyre në lokacione të tjera.
Poashtu në fshatin Pogragjë është duke u bërë rikonstruimi i rrugëve Brenda fshatit që do të përfundojnë deri në fillim të qershorit, pastaj përfundimi i trotuareve në Dardani dhe rikonstrumi i rrugëve në këtë lagje.
Edhe në hapësirat publike dhe parqet është duke u punuar me dinamikë të shtuar sikur në parkun në lagjen “Kamniku”, pastaj punimeve që janë duke u kryer në sheshin kryesor në pjesën veriore dhe investimin e rrugës kryesore nga rruga e Prishtinës në drejtim të shkollës “Selami Hallaqi”.
Korça gjithashtu ka njoftuar se nga sot kanë nisur projekti i mirëmbajtjes verore të rrugëve dhe njëkohësisht jemi duke punuar edhe në disa projekte në ujësjellës.
Gjatë ditës së nesërme bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e performancës Komunale, mjete të cilat do të investohen në projekti e mirushës në sektorin jug.
Gjithashtu edhe drejtorët e tjerë kanë njoftuar për aktivitetet e tyre që nga Qarkorja Buxhetore e cila ka ardhur sot dhe aktivitete tjera të shumta që kanë në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal përmes mbështetjes së grave në biznes, bujkut në faza të caktuara dhe projekteve që janë paraparë me donatorin Islamic Relief.
Në këtë fazë është konfirmuar se është përfunduar studimi i fizibilitetit për ndriçimin publik, pastaj punën që është duke u bërë në Planin Zhvillimor Komunal, menagjimin e pronës komunale dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.