Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një statusi në facebook, ka treguar se sot ka nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit nga skema e grantit për performancë komunale shkruan Radio Star.
Ismajli ka treguar se shuma totale e projektit është 559,395.00 €, Ismajli ka falemnderuar DEMOS dhe MAPL për mbështetje në kuadër të grandit për performancë.
Një lajm jashtëzakonisht i mirë vazhdimi i sheshit Mirusha Jug, në kuadër të mbështetjes financiare të projektit nga skema e grantit për performancë. Sot, në emër të kryetarit Haziri, kam nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit nga skema e grantit për performancë komunale. Kjo marrëveshje garanton detyrimet dhe obligimet e palëve, duke përcaktuar rregullat për bashkëfinancim të projektit, afatet dhe kushtet tjera të kontraktuara. Shuma totale e projektit në vlerën e parallogaritur është 559,395.00 €. Falënderojmë DEMOS dhe MAPL për mbështetje në kuadër të grandit për performancë. Rregullimi i sheshit Mirusha po e rritë vlerën e pasurisë së paluajtshme të pronës private, krijohen hapësira më të mëdha operuese për të gjithë qytetarët, dhe se me përfundimin e projektit në këtë pjesë të qytetit do të jetë i koncentruar një zhvillim i hovshëm dhe mundësi e madhe për sektorin privat, por edhe fluks të madh të qytetarëve në këtë zonë.
#bashkeiadalim