Deputeti nga PDK-ja, Elmi Reçica tha se programi qeverisës nuk përfshinë politikat e sigurisë kombëtare të vendit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se VV-ja ka ardhur në pushtet duke premtuar afrimin me Shqipërinë, derisa sipas tij tani po e dëshmojnë të kundërtën.
“Programi qeverisës nuk mbërthen politikat e sigurisë kombëtare. Ky program duhet të rishikuar nga ajo se çka kanë premtuar Qeveria gjatë fushatës elektorale. Mënyrë më e mirë për vlerësimin e proceseve është krahasimi i tyre. Ju me vite keni mashtruar se me ardhjen në pushtet do të afroni marrëdhëniet me Shqipërinë ndërsa sot po na largoni nga Shqipëria”, ka thënë Reçica.