“A është kjo me të vërtetë brengë reale e opozitës apo është populizëm”.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
Ministri Murati ka thënë se të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është një gabim logjik.
“Të thuhet se ka pasur zbritje do të duhej të nënkuptonte se ka pasur një vendim për shtesa për muajin prill. Sa kanë qenë të parapara shtesat për muajin prill? Vendimin që e kam flet për janar shkurt dhe mars”.