Shoqata e Gastronomëve vazhdojnë të kërkojnë lirimin e masave.
Nga ora 22:00 lokalet obligohen të mbyllen ndërsa deri në këtë kohë kërkohet respektim i distancës brenda lokaleve.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës të martën pritet të mbahet një protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ saktësisht para objektit të Qeverisë së Kosovës. Protesta nis në ora 18:00 dhe të njëjtit e kanë quajtur “Event pakënaqësie” teksa thonë se me një vaksinë s’qel vera.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se për çdo ndryshim do të njoftohen paraprakisht qytetarët.