Rritja e temperaturave ka sjell një shtim të vizitorëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Fundjava ka sjell fluks automjetesh që kalojnë pikën e kufirit në Morinë,ndërkohë që pushuesi shprehen se janë më të relaksuar pasi edhe shifrat nga Covidi kanë shënuar ulje në të dy shtetet.
Fluks i lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë është shënuar në orët e para të të shtunës. Përmirësimi i kushteve të motit ndikoi në rritjen e këtij fluksi. Ndërkohë pritet që numri i turistëve nga Kosova të jetë edhe më i madh gjatë sezonit për shkak edhe të rënies së infektimeve ditore nga koronavirusi.
Dhe vaksinimi i sektorit të turizmit në vendin tonë. Vetë qytetarët kosovarë e shprehën se pushimet e tyre në Shqipëri këtë vit do të jenë më të relaksuar dhe pa stresin e virusit korona.
Sakaq për shkak të fluksit policisë kufitare në Morinë i është dashur të aplikojë procedurën e përshpejtuar dhe të punojë me kapacitet të plotë me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata./tvklan