Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka ftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20/21 mars, të paraqitën për të marrë dozën e dytë të vaksinës “Astra Zeneca”.
Sipas njoftimit të FSSHK-së, punëtorët shëndetësorë duhet të paraqitën më datë 24 maj (e hënë) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:30.
“Të gjithë punëtorët shëndetësorë duhet të kenë me vete kartelën e verifikimit të marrjës së dozës së parë në Kukës, për t’u futur në sistemin e Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e FSSHK-së.
Sipas njoftimit, ata të cilët e kanë marrë me datë 27 mars do të njoftohen me kohë. /Zëri