Skuadra gjilanase Fc Drita u shpall nënkampion i Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një shkrimi në facebook, ka uruar skuadrën për suksesin e arritur dhe kualifikimin në Ligën e Evropës shkruan Radio Star.
Haziri për këtë sukses të arrituar nuk ka harruar ti uroj lojtarët e Dritës, kryesinë e saj, Intelektualët dhe presidentët e klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli.
Shkrimi i plotë:
FC Drita u shpall sivjet nënkampion i Superligës së Futbollit, duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Urime lojtarëve të Dritës, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentëve të klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli. Suksese për klubit më të suksesshëm kosovar në garat europiane!
#DritaFC #EuropaLeague