Ky është njoftimi i drejtorit të arsimit
në Gjilan Nazim Gagica:
Sot në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës-Kolegjiumit për Arsim u diskutua për organizimin e Testit të Maturës bazuar në vendimin e MASH, nr.43-01/B i dt.25.05.2021 për shtyerjen dhe organizimin e provimit të Maturës Shtetërore, i cili do të organizohet me sa vijon:
1. Paraqitja e provimit do të bëhet nga data 7- 15 qershor
2. Testi do të mbahet më 26 qershor 2021 nga ora 10:00 në gjithë Kosovën
3. Publikimi i rezultateve më 5 korrik
4. Ankesat e nx. të pa kënaqur me rezultat nga data 5 -8 korrik
5. Rezultatet e ankesave më 9 korrik.
Suksese!