Rrëfimi i burrit nga Kamenica: Tregon se si ditën e lindjes, në sallën e operimit u vdes foshnja, me akuza për stafin mjekësor
I.Ll., bashkë me gruan e tij po prisnin të bëheshin prindër për herë të parë në muajin maj. Por ditën kur gruaja e tij u fut në operacion për lindje në Spitalin e Gjilanit, çifti mori lajmin për vdekjen e foshnjës së tyre. Me të marrë lajmin, rasti u denoncua në polici ku më pas u prangos doktori V.Th., i cili tashmë ndodhet në arrest shtëpiak.I.Ll., ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, teksa thotë se ditën e operimit të gruas së tij ka pas neglizhencë dhe vonesa në proces nga doktori dhe stafi në përgjithësi.Për nëntë muaj, çifti u përgatit për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, por ditën e fundit më 21 maj të këtij viti, teksa familjarët po prisnin në korridor lajmin për lindjen e fëmijës, doktori doli nga salla e operimit dhe u tha se foshnja nuk është në jetë.
I.Ll, rrëfen për Express momentin kur e mori lajmin për vdekjen e foshnjës.“S’e kam pritë, s’e janë bë afërsisht 20 kontrolla, edhe në muajin e fundit çdo 3-4 ditë jam kanë në spital. Edhe në fund më të thanë në korridor se fëmija të ka vdekë, kemi qajtë e kemi bërtitë krejt familjarët, e kam pasur nënën e motrën secili u mundojke me mbrojt njëri-tjetrin mos me i ra të fikët, me ujë e sene”.Ai thotë se në ditën kritike, doktori i arrestuar e ka pasur komunikimin e vrazhtë dhe, sipas tij, është sjellë shumë keq.
“As s’jam sharë me të as asgjë, vetëm motra e ka thirrur policinë, se komunikimin e ka pasur shumë të vrazhdtë në ditën kritike. As s’jemi rrokë me të as asgjë, s’e di a ka pasur ndonjë qëllim. Këtë nuk mundem me ditë pse, por u sjellë shumë keq…Ai si doktor edhe pse ka pas kohë me bisedu me mua, me jap sqarime. Unë se kam ditë qysh shkojnë senet, por vetëm u fshehke, su ndalke kurrë. Derisa thash pse gjithë kjo vonesë…Prej fillimit e kam pas privat në ordinancën e tij, tani kur i ka ardhë momenti për lindje, kemi kalu në spital të shtetit. Gruaja edhe pas operimit ka pas gjakderdhje ka tregu gruaja…Ka pas neglizhencë të madhe ditën e operimit, kjo na ka shty me iniciu rastin në polici e me kqyr pse ka ndodh. Është një dollover i madh ka pas neglizhencë edhe prej stafit”, rrëfen ai.Ai tha se doktori u ka thënë se nuk ka arritur me shpëtu foshnjën, edhe pse thotë se gruaja e ka njoftuar se fëmija ka qenë gjallë deri në ditën kur ka lindur.“Në momentin që ka thënë fëmija nuk është në jetë, i kemi thënë arsyet pse doktor ka ndodhur kjo, ai tha nuk munda më shumë, nuk mujta me shpëtu. Ne si familje jemi detyru me thirrë policinë, përderisa e dijmë që fëmija ka qenë gjallë deri në ditën që ka lind. Ka pas lëvizje fëmija, ka bo analiza gjithçka, krejt çka ka thanë kanë qenë mirë…Ai nuk u ndal më. Përpos kur e ka dhënë lajmin që fëmija është i vdekur. Ne e pamë qysh prej fillimit që ka me ndodh diçka, pse kaq shumë vonesa”.Burri që nuk arriti të njoftohej me fëmijën e tij të parë vlerëson se operacioni është dashur të bëhej më herët dhe jo të shtyhet.“Ne kemi dyshime në doktorin që ai ka mundur t’i dijë shkaqet pse fëmija mundet me pasur pengesa, a ka pas peshë të madhe, a çka ka qenë problemi. Ai ka thanë që operimi është i pashmangshëm, se gruaja s’ka pas dhimbje, ka kalu afati për lindje. D.m.th ai ka ditë diçka por ai nuk na ka thënë asgjë deri në momentin e fundit që u mundojke me zhagitë çdo rast. Shkaqet nuk i di përderisa fëmija ka qenë i gjallë, ndryshe kur të thotë që ka pengesa prej fillimit, ndryshe kur deri në kontrollën e fundit thotë jo u pjesë, jo mundet me u ngufat fëmija.
E ka shty më shumë sesa që duhet, ka mujt me operu më herët. Unë si familjar po flas se nuk kam njohuri në këtë fushë”.Tutje, ai ka rrëfyer ngjarjen dhe përcjelljen e shtatzënisë së gruas, për të cilën thotë se doktori i ka thënë se është mirë ajo dhe foshnja, por në kontrollin e parafundit gjërat ndryshuan dhe, sipas tij, kaloi edhe koha për të lindur fëmija.“Gruaja i ka pas kontrollat te mjeku kryesor që është V.Th., edhe i ka pas kontrollat privat njëherë te ai. Prej kontrollës së parë deri në fund i kemi kry te ky mjek, pa e ndërru asnjëherë. Deri në kontrollën e parafundit ka thënë se fëmija është shumë mirë, me peshë me krejt. Në kontrollën e fundit, ka thënë se një pjesë e fëmijës ka nis me u pjekë para kohës dhe na ka dhënë udhëzimin me shku në spital me i bë kontrollat etj, për me kqyrë fëmijën sa është t’u lëvizë….Nga nga data 1 maj gruaja ka bë kontrolla nonstop në Gjilan, në mëngjes u kontrollu ka thënë mirë është edhe çdo javë kur më çojke në Gjilan, më thojke duhet me u kry (lindja), javën tjetër, kur shkojsha javën tjetër mendojsha që duhet me u operu. Se edhe pat thënë se duhet me u operu se e ka pak problem, se s’ka as dhimbje. Por ai e shtyjke çdo javë, unë nuk e disha arsyen. Hajt edhe një javë, hajt edhe një javë. Ka shku koha nga data 1 maj deri më 21”, tha ai.Sipas tij, në ditën e operimit ka pasur shumë vonesë dhe neglizhencë dhe nga ora 8 e mëngjesit kanë pritur për t’u futur në operim deri para orës 20:00.“Tani kur u operu, aty ka pas shumë vonesa dhe neglizhencë prej të gjithëve. Më ka thënë hajde të hënën, hajde të premten, hajde të mërkurën, çdo herë ju kam përgjigjë veç me kanë mirë. Barnat i ka përdorë që ia ka qitë edhe gruaja ka thënë se fëmija deri në momentin kur ka lind ka lëvizë çdo herë.P.sh., të premtën kur kam shku më 21 maj, jemi shku për kontrollë sepse unë nuk e kam ditë që operohet gruaja atë ditë. Të premtën në ora 8 mëngjes, ka bë kontroll me kompjuter me kqyrë fëmijën, ka thënë në rregull është edhe ka thënë se operimi duhet me u kry për qat ditë të premten, ose për të hënën. Por unë gjith kam nejt me frikë se u shty koha e fëmija ka qenë i rrezikuar edhe tha ose sot operimi ose të hënën më së largu. Unë t’u e parapa që fëmija është në rrezik çdo moment i thash doktorit që duhet me u kry sot (të premtën), edhe s’kam nevojë me vonu më shumë fëmijën. Ka thënë në rregull, mundeni me shku në shtëpi me i marrë rrobat, unë prita që po e ndalin për kontrolla të mëtejshme, por ai nuk e ndali. Tha shkoni në shtëpi se unë i tregova që rroba nuk kemi marrë me vete. Tha e merr grunë shkon në shtëpi, nuk na ka dhënë asnjë udhëzim qysh duhen procedurat, vec tha caktohet termini për operim nga ora 13:00 deri në orën 14:00. Jemi ardhë në shtëpi i kemi marrë rrobat, jemi kthy në spital, jemi lajmëru që jemi gati me hy gruaja në operacion në ora 13:00”, thotë ai.Pas tentavivës së dytë për t’u futur në operim, I.Ll., thotë se mjeku i tha se kanë mungesë për anestezion dhe duhet pritur.“U hi me u operu, kemi prit në koridor ne familjarët, masi ka vazhdu nja 30 minuta u dalë tha jo s’po pranojnë se e paska ngrënë një kifle në mëngjes ka u ardhë, edhe s’e kanë fut në operacion i kanë thënë me shty deri në orën 16:00. Ne pranuam, po gjatë kohës sa ka nejt, as nuk e kanë kontrollu qysh është gjendja e gruas. Në orën 16:00 u hi gruaja, s’ka vonu as 10-15 minuta, doli doktori as s’ka lajmëru as kurgjë, veç ma ka bo me dorë, zotëri tha shtyhet për ora 19:00. As su ndal. Kur u kthy për herë të dytë i thash doktor s’po e kuptoj pse kjo vonesë, e neglizhencë kaq e madhe, po na neglizhoni prej ores 8 të mengjesit, më tha: Ai pse ke lanë keq najsend në shtëpi a? Thash unë po bëhem merak për grunë, tha është mungesë të anestezionit, për me pi gruan për me hy në opearcion…Në ora 19:00 se kanë fut në operacion, po rreth orës 19:35. Operacioni i gruas ka zgjatë më shumë sesa që duhet rreth 40 minuta. I dëgjojsha edhe doktoreshat përreth duke thënë qysh hala s’u kry a, tjerave jau jepshin shumë shpejt lajmin, a mua diku 35-40 minuta u vonu, derisa më ka thënë se fëmija nuk është në jetë”, tha ai.Ai tha se nuk janë të kënaqur me trajtimin dhe se mjekët ia kanë mbajtur të fshehta gjërat.“Nuk jemi të kënaqur nga momenti që ka fillu, nuk ka pas sa duhet kontrolla e as trajtim qysh duhet. Edhe nuk kam pas unë informata pse qysh po ndodhin vonesat e neglizhencat, gjatë gjithë periudhës. Fëmija ka qenë në obduksion e as nuk u kthy akoma raporti, pse ka ndodh e qysh tek.Ata na kanë lajmëru që brenda dy ditë na japim raportin…Nuk kam informata të sakta, por me sa më duket foshnja nuk ka lind gjallë. I kanë majtë fshehët sendet”, shtoi ai.Ndërsa, pohon se gruaja e tij është ligësht me shëndet dhe se edhe pas operimit ka pasur gjakderdhje.“Gruaja është shumë ligësht, dje e kam pas mjekun në shtëpi, sot i dhash terapi në Kamenicë prap.Gruan e kanë liru, unë e kam qu me karrocë në banjo, gjendja e gruas është shumë e rëndë”, tha ai.Për këtë rast Gazeta Express ka kontaktuar edhe me u.d. drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini, i cili tha se kanë filluar masat administrative për suspendimin e doktorit nga puna, por akoma janë në pritje të raportit zyrtar.“Ne sot kemi kontaktu me zyrtarët e hetuesisë dhe është thënë se duhet me pritë për informata zyrtare, sepse informatat zyrtarë duhet të plotësohen vetëm kur të vijë raporti i Mjekësisë Ligjore, nuk kemi raport zyrtar ende. Jemi në pritje të raportit, por i kemi fillu masat administrative të cilat duhet me u kordinu me zyrën ligjore të spitalit, kemi fillu me i përgatit masat administrative që aplikohen në këto raste. Kjo nënkupton suspendimin e mjekut nga puna për një kohë të caktuar, por prap po them duhet me pritë raportin zyrtar. Përderisa s’I kemi ato nuk mundemi me i ndërmarrë të gjitha hapat që janë të nevojshëm”, tha Emini për Gazetën Express.Rasti në polici është hapur si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ndërsa pas ndalimit të doktorit V.Th., Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj tij.“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar gjykata gjatë ditës së djeshme.Sa është e dënueshme kjo vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës?Kjo vepër penale është e dënueshme nga 1 deri në 12 vjet burgim.