Përfaqësues të shumtë të Shoqatës së Gastronomëve që janë mbledhur sot në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë për të protestuar kundër masave antiCOVID.
Numër i madh i qytetarëve të cilët merren me gastronomi, punojnë apo drejtojnë lokale të ndryshme u bashkuan sot në afërsi të Qeverisë së Kosovës për të shfaqur pakënaqësitë e tyre me masat që janë vendosur si dhe duke kërkuar përkrahje të institucioneve në drejtim të tyre.
“Me një vaksinë s’çel vera” si dhe “Krejt dhe padrejt” ishin disa nga pankartat që shoqëronin gastronomët në këtë event pakënaqësie.
“Ky shtet pa vizion nuk ka as plan as ndihmë për gastrononimë. Asnjë plan për sezonin e verës, jemi shumë hapa mbrapa nga vendet e rajonit. Po rrezikojmë periudhën më të rëndësishme të vitit përderisa shtetet e tjera të rajonit po garojnë më njëra-tjetrën se kush fiton më tepër. Kosova është vend që ka gastronomi shumë të fuqishme, Kosova nuk ka prodhim të vazhdueshme por ka tregti dhe shërbime dhe mbyllja e gastronomisë shkakton dëme të mëdha. Mbyllja e gastronomisë në Kosovë sjell varfëri në thuajse gjithë ekonominë”, tha njëri nga organizatorët e kësaj proteste.
Duhet përkujtuar që nga masat e fundit që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës kërkohet nga lokalet që të mos lejojnë grumbullimin e qytetarëve si dhe mbyllja e tyre bëhet në ora 22:00.