Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë. Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.
I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka thënë se “Jom pak nxanë, flasum më vonë”.
Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje).
Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.