Lehtësimi i masave të reja që u vendosen sot, pritet që të premten të votohen në Qeverinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogujeva ka konfirmuar se këto masa pritet që të premten të votohen në Qeverinë e Kosovës.
“Sot kemi pasur takimin me ministrin Vitia dhe mund të konkludojmë që takimi ke shumë i frytshëm. Të premten pritet që të qeveria të vendos për këto masa, tha ai.
Kujtojmë, që Kryetari i Departamentit për Estradën në kuadër të Odës së Hotelerisë, Afrim Muçiqi ka njoftuar se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është vendosur që pas datës 15 qershor të lejohen dasmat.