Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Xhavit Haliti ka thënë se ministrja Gërvalla do të duhej të kërkonte falje për deklaratat për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Metro.
Xhavit Haliti ka thënë se deklarata si të Donika Gërvallës, për UÇK’në nuk i bëjnë mirë qytetarëve.
“Deklaratat e tilla mendoj se nuk i bëjnë mirë qytetarëve, meqenëse ajo deklaratën për UÇK-në e ka bërë sa nuk ka pasur pozitë shtetërore më e pakta që mund të bëjë është të kërkojë publikisht falje”, ka thënë Haliti.
Ai në T7 tha se Gërvalla do të duhej të padiste shtetin Jugosllav për vrasjen e babit të saj.
“Sa kam të dhëna Gërvalla nuk është dëshmitare në Gjykatën Speciale dhe nuk e di a ka pasur nevojë të dërgojë letra, unë do të dëshiroja që ajo të bënte një padi kundër Jugosllavisë në gjykatën gjermane, e cila ka organizuar që të vrasë babain e saj dhe axhën e saj”, ka thënë Haliti.