Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje falënderimi për Ramadan Ajvazi, shyrbyes civil, i cili, ka dhënë kontributin profesional në administratën komunale të Gjilanit në detyrën shef i sektorit të pyjeve.
Kryetari Haziri, në urimin e tij për pensionimin e Ajvazit, ka thënë se ky moment është një përmbushje e misionit të tij si zyrtar komunal, që ishte vazhdimësi e aktiviteteve të shumta para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës, ku në shumë angazhime ai është dalluar gjithmonë, për sinqeritetin, vendosmërinë dhe zgjidhjen e problemeve.
“Ramadan Ajvazi sot është një pensionist, por që në historikun e tij të jetës dhe angazhimeve në sektorin privat apo publik, ai ka përvoja nga më të ndryshmet dhe gjithmonë gjerat i zgjidhte me qetësi dhe shembull edhe për të tjerët. Urime pensionimi dhe paqi shëndet, aga Dan”, ka thënë Haziri.