Me qëllim të njoftimit të drejt të publikut, bëjmë këtë njoftim/sqarim për media rreth disa pamjeve të dala sot, më 27 maj 2021 gjatë trajtimit të një personi nga policia.
Sot, në ora 10:30, një familje me shtetësi turke, ka kërkuar ndihmë nga policia. Familjarë të një personi kanë njoftuar se një familjar i tyre po tregon shenja nervozizmi dhe jo stabiliteti psikik. Policia gjatë trajtimit të rastit ka ftuar ekipin mjekësor nga të cilët është rekomanduar dërgimi i personit në emergjencën e qytetit për trajtim shëndetësor. Në këtë situatë personi në fjalë ka shfaqur agresivitet, por me ndihmën e policisë i njëjti është dërguar për tretman në emergjencë.
Pas, trajtimit të tij në emergjencë, i njëjti është qetësuar dhe më pas ka ardhur në stacion policor dhe ka falënderuar policinë për reagimin dhe ndihmën e ofruar në këtë rast.