Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dorga që u kap në Lipjan momentalisht po ruhet në mënyrën e duhur, mirëpo do të shkatërrohet me proces transparent.
“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent”, është shprehur Sveçla.
Tutje, ai siguroi se kjo sasi e drogës nuk pati synim Kosovën, por tregjet më të mëdha.
“Kjo sasi (e drogës) ka qenë e destinuar të shkojë në tregje më të mëdha se Kosova”, ka thwnw Sveçla.
“Policia e Kosovës ka luajtur rolin e vet më së miri. Kanë realizuar një numër të arrestimeve, ky rast nuk ka përfunduar, hetimet po vazhdojnë”, shtoi Sveçla