Paska folur kryetari i komunës së Vitisë që për 8 vite në qeverisje lokale asnjëherë nuk ka qenë prioritet i tij dhe qeverisjes së LDK-së kyçja në autostradë. Prandaj, deklarimi i tij sot, se ” qenka i zhgënjyer kryetari Haliti, me arsyetimin se askund nuk e ka parë Projektin për kyçjen në autostradë në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë së Kosovës. Po ashtu, nuk qenka i kënaqur me qasjen e deputetëve të zonës lidhur me këtë temë”. Për hirë të opinionit po ua kujtojmë disa veprime, deklarime e takime të këtij kryetari në raport me këtë çështje, para disa viteve.
Në takimin me përfaqësuesit e grupeve parlamentare të Vitisë, me ish-ministrin Lutfi Zharku në viti 2017, ku kryetari Sokol Haliti arsyetonte se ”edhe kyçja në Bibaj (Sojevë) nuk është larg për Vitinë”. Më pastaj, komunës së Vitisë, me memorandum bashkëpunimi i janë paraparë 520 000 mijë Euro, për shtrimin, zgjerimin dhe lidhjen e Vitisë, përmes Sadovinës me fshatin Dardani, me gjërësi 6 metra, si arsyetim “për kyçje në Autostradë”. Por, faktet flasin që ishte për fushat dhe përfitim.
Pra, pyetje kyçe, ku mbetën paratë për kyçje në autostradë, ku mbeti asfalti 6 metra i gjerë, zhavori, trashësia e kyçja në Autostradë. Si u mashtruan banorët e dy Sadovinave (me asfalt mbi asfalt, minus gjerësinë e paraparë), pse protestuan Sllatinasit? Pra, për asfaltin 6 metërsh, i cili u zvogëlua. Ku mbetën tjerat? Ku mbetën 520 000 mijë Eurot e memorandumit së bashkëpunimit për asfaltin Sadovinë-deri në Dardani, janë shtruar ndokund tjetër apo janë futur ndonjë xhep tjetër?
Andaj, Lëvizja Vetëvendosje! ishte më e zëshmja, për vite, për kyçjen e Vitisë në Gërlicë. Vitia do të ketë kyçje në autostradë, por nuk mund të vjedhet në emër të vitiasve! Ashtu siç është vjedhur në emër të autostradës së kombit! Vitin e kaluar Qeveria Kurti 1 kishte anuluar keqëpërdorimin e 50 milionë eurove në emër të kyçjes në autostradë.
Ne, asnjëherë nuk i gënjejmë qytetarët tonë me deklarime e premtime. Por, vazhdojmë të punojmë që më në fund ta realizojmë këtë kërkesë të qytetarëve tonë për këtë kyçje në autostadën “Arbën Xhaferi” në Gërlicë. Javën e kaluar me datë 24.05.2021 kemi mbajtur takim për këtë çështje me Zëvendësministrin e MMPHI-se z. Hysen Durmishin dhe përfaqësuesit e bizneseve së komunës sonë, së shpejti do ketë takim tjetër për këtë çështje.
Por, kryetari i komunës z. Haliti ka një hall tjetër, e ka kapluar paniku i zgjedhjeve lokale, e din shumë mirë çka është ka e pretë. Andaj, mundohet me këso deklarata ta largojë vëmendjen e qytetarëve tonë, për keqqeverisjen skandaloze të tij për këto 8 vite, thuhet në komunikatën për media.