Ish-sulmuesi i Dritës, Kyrian Nwabueze është bërë me ekip të ri ditën e sotme.
“Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore me Laçin, ka nënshkruar ditën e sotme me skuadrën nga Malajzia, Kuala Lumpur.
Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka prezantuar sulmuesin 28-vjeçar.
Kujtojmë se Nwabueze mbylli kontratën me Laçin pak javë më parë, ku gjatë këtij sezoni në shumicën e ndeshjeve ka qenë jashtë, për shkak të dëmtimit dhe pezullimeve.
Amerikani ka luajtur e Drita për një sezon, para se të kalonte në Shqipëri.
Sulmuesi ka qenë pjesë e Laçit për dy sezone, teksa më herët është aktivizuar edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.