Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
31.05 – Freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje vende-vende me riga shiu.
1.06 – Mbetet freskët, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në mbrëmje kthjellime.
2.06 – Pas mëngjesit të freskët, ditën me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.
3.06 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë.
4.06 – Kryesisht me diell e ngrohtë.
Temperaturat e ajrit fillimisht do të jenë të ulëta, e më pas rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet lëvizin ndërmjet 6C e 9C, e maksimalet nga 16C, në fillim të javës, rriten deri në 23C, ditën e premte.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.