Opinionistja tashmë e njohur, Kimete Berisha e ka lavdëruar Agim Bahtirin, kryetarin e Mitrovicës.
Por, Kimetja nuk e ka kursyer nga goditjet Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ai sillet si qytetar i thjesht i Mitrovicës, jo si sherif, qysh e kishin zanat këta të Albin Kurtit! Agim Bahtiri nuk lakmon, sillet si aristokrat i ngopur me çdo gjë! Nuk aktron, nuk e imiton askënd, është origjinal dhe s’është hakmarrës. Këta të Vetëvendosjes e kishin mendjen hu, prandaj kudo ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Njeriu që ia sheh hairin dashurisë!
Karakteri dhe temperamenti i Agim Bahtirit nuk ka lidhje me karakterin e Vetëvendosjes.
Agim Bahtiri sa më pushtet që ka, aq më modest është.
Është human dhe shpreh mirëkuptim dhe dhembje për qytetarët e tij!
Di të bëhet shok me të gjithë, pa përjashtuar askënd!
Është gjithkund, shtëpi më shtëpi, aty ku këndohet, aty ku festohet, aty ku ka lot e mërzi!
Është kryetari i dashurisë, prandaj sa herë do fiton. Sepse dashurinë e ka fituar me dashuri.
Agim Bahtiri nuk ka kërkuar përulje, respekt të stisur dhe bindje nga qytetarët, thjesht atë që e ka kërkuar, e ka gjetur-dashurinë.
Ai sillet si qytetar i thjesht i Mitrovicës, jo si sherif, qysh e kishin zanat këta të Albin Kurtit!
Agim Bahtiri nuk lakmon, sillet si aristokrat i ngopur me çdo gjë!
Nuk aktron, nuk e imiton askënd, është origjinal dhe s’është hakmarrës.
Këta të Vetëvendosjes e kishin mendjen hu, prandaj kudo ku kanë udhëhequr nëpër komuna tmerrësisht kanë dështuar.
Agim është Vetëvendosje në vete!
Politika e tij është Dashuria.
Është i vetmi njeri që njoh që ia sheh hairin dashurisë.
P.S. Për Prishtinën, më duket…Përparimi!