Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,382 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,822.
Tutje sipas njoftimit të institutit në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.