Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti përmes një mesazhi i ka dërguar porosi ngacmuese viktimës mashkull kosovar.
Sipas njoftimit të PK-së, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Pejë, 03.06.2021-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sms i ka dërguar porosi ngacmuese viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.