Shkruan: Nehat OSMANI
❖ Më trego shokët që ke, të tregoj cili je! – nga populli kishte rrjedhur?
Nëse dëshironi të njihni kryetarin e komunës dhe qeverisjen komunale, shihni drejtorët e shefat që ka!
Do t’kuptoni pun’t e hajrit që kryen.
Do t’mësoni ate që nuk e keni dëgjuar ta thotë por çdo ditë në mendje e veprim e thotë, do t’vështroni ate që s’e shihni dot por që këta lloj drejtorësh e shefash të tij pandalur bëjnë.
I kufizuar brenda shpirtëngushtësisë së tij mbase nuk mund të dallojnë brengat reale të qytetarëve të komunës tonë, nga mosdija e paaftësia e tyre ka mundësi që gjërat u duken në koloritet e padukshme për qytetarin e zakonshëm.
❖ Ka mundësi që këndvështrimin e tyre e shfaqin nga “Perspektiva e Zogut” kështuqë mbi fekaliet dhe mbeturinat e kanalizimit dhe ujërat e zeza të hedhura në sipërfaqet e hapura të arave e livadheve shohin vetëm gjelbërimin e lulëzuar mbi këto hedhurina
❖ Nga “Perspektiva Reale” e qytetarit të shqetësuar, këto fusha të “gjelbëruara” kundërmojnë rëndë dhe janë bartës të epidemive potenciale dhe pasqyrim i zhvillimit e edukimit të fëmijëve që rrisim.
Në shumë lagje që ne po vizitojmë, në shekullin 21, gropat septike janë zgjidhja e problemeve elementare të kanalizimit për qytetarët e Gjilanit!!!
❖ Ka mundësi që rrugët partiake dhe kushtëzimet me kthimin e Votës janë mënyra e vetme e mbetur e tyre për të ecur para, por jo për gjatë dhe jo më.
Shumë shpejt, shumë qartë, anekënd Komunës Gjilanit, në zgjedhjet komunale do të konfirmohet ate që qytetarët vulosën më 14 Shkurt – nga populli do rrjedh!
Osmani i reagon Korçës: Nëse dëshironi të njihni kryetarin e komunës dhe qeverisjen komunale, shihni drejtorët e shefat që ka!
Ndani këtë artikull