Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për rastin e Faik Fazliut, teksa i njëjti është sulmuar nga zyrtarët policor gjatë arrestimit mbrëmë në Prizren.Sveçla i doli në mbrojtje policëve teksa tha se ka mbaruar koha kur ata sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.“Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.
Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”.Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!”, shkroi ai.