Fc Drita, sot ka bërë edhe zyrtarizimin e parë për këtë afatë kalimtarë, Përparim Islami është prurja e parë e ekipit gjilanas shkruan Radio Star.
Përparim Islami, së fundmi ishte pjesë e ekipit të Feronikelit nga qyteti i Drenasit.
Komunikata e plotë:
RRUKI është bardh e kaltër!
Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit.
Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë.
Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!
Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.
Mirë se vjen Përparim Islami
FC DRITA⚪️?