Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, sot ka vizituar fshatin Miresh, Hyseni thotë se banorët kanë shpreh paknaqësie me qeverisjen komunale dhe mos realizimin e projekteve shkruan Radio Star.
Postimi i plotë nga Alban Hyseni:
Në Mireshin e Shoqatës 17 Shkurti, që kujdesen për ambientin e fshatin takuam qytetarë e vizituam shumë vende e lokacione që i preokupojnë banorët e këtij fshati.
Disa nga problemet e fshatit, por duke mos u kufizuar vetëm në to janë ujërat e zeza, furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, problemet infrastrukturore, mungesa e çerdhes etj.
Këto vizita janë vazhdim i takimeve të rregullta me qytetarë e banorë të lokacioneve të ndryshme të qytetit. Nga afër i shohim problemet me qëllim të ofrimit të alternativës qeverisëse për mandatin katër vjeçar që na pret në nivelin lokal nga tetori i këtij viti.