Policia e Kosovës në takim me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Gjilanit, koordinohen në zbatim të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhePolicimi në Bashkësi” , me theks “Siguria nëpër shkolla”Me 08 Qershor 2021, ora 11:00 është mbajte takim mes stafit te Drejtorisë Rajonale te Policisë te udhëhequr nga Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendës Drejtor Rajonal i shoqëruar nga Major Alban Ramushi , Komandant i Stacionit Policor nëGjilan, Rreshtere Sahadete Sadiku, zyra e policimit ne komunitet dhe Toger Ismet Hashani, zyra Rajonale për marrëdhënie me publikun dhe Drejtorisë Komunale te Arsimit te komunës se Gjilanit. Në këtë takim ishin të ftuar edhe Drejtorët e Shkollave të Mesme të ulëta dhe të larta të Gjilanit dhe këshillat e prindërve. Ne takim mori pjese edhe drejtori i DKA Gjilan Z.Nazim Gagica.
Qëllimi i takimit ishte “Siguria në shkolla dhe ngritja e bashkëpunimit Polici-Institucionet komunale te arsimit”.Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur është në zbatim e sipër të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjencadhe Policimi në Bashkësi” në nivel nacional. Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar rëndësi të veçantë “Sigurisë nëpër shkolla”. Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, pedagog, këshillat eprindërve, Komitetet Lokale për siguri dhe mekanizmat tjerë të sigurisë do të punojnë në parandalimin e “huliganizmit, përdorimit të narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre”. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në parandalim dhe luftim të rasteve delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në tri vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjithmonë të jetë aty ku kërkohet ndihma jonë, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.
Me 08 Qershor 2021, rreth orës 10:00, udhëhequr nga Nënkolonel Shaban Azizi zëvendës drejtor në Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan, si dhe Major Alban Ramushi , Komandant i Stacionit Policor në Gjilan, është mbajt takimi me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Z. Nazim Gagica, si dhe medrejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit. Qëllimi i takimit ishte “Siguria nëpër shkolla si dhe parandalimi i incidenteve të mundshme kriminale” në Komunën e Gjilanit, vazhdimësi e takimeve që tani më po vazhdojnë me iniciativë të Policisë së Kosovës , në Drejtorinë rajonale të Policisë në Gjilan, në kuadër të strategjisë” Policia në Bashkësi”.Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur është në zbatim e sipër të Strategjisë “Policia në Bashkësi” në nivel nacional. Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar rëndësi të veçantë “Sigurisë nëpër shkolla”. Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, pedagog, këshillat eprindërve, Komitetet Lokale për siguri dhe mekanizmat tjerë të sigurisë do të përvetojë në parandalimin e “huliganizmit, përdorimit të narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre”. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në preventivë të rasteve “delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit”, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në dy vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjithmonë të jetë aty ku kërkohet ndihma jonë, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.