I edukuem në frymë të nji nacionalizmi të mëndafshtë, ku mendohej se me bukurshkrim, poezi, kangë e aktivizëm qytetar, Kosova ka me u ba e lirë, kam qenë i bindun se në gjallje teme kjo s`ka me ndodhë, sepse asht nji rrugë e gjatë që ndoshta vetëm gjeneratat tjera kanë me përjetue.
Ndodhi që Kosovën e lirë e përjetova i gjallë dhe i lumtun si krejt ju! S’mujsha me besue! Pjesën teme të përgjegjësisë dhe kontributin modest për me gëzue këtë ditë e kisha krye!
Pamjet e hymjes se trupave te NATO-s dhe UÇK-së ishin historike. Gjasonin me çlirimin e Parisit… Romes….Prages…mbas L2B, kur bota e civilizueme u ba bashke me mposht nji force te lige siç ishte Hitleri asokohe, dhe Milosevici kesokohe.
Sot, me gjase njerez qe pergjegjesine ndaj kesaj lirie s’e kane ndie, e kane huq, s’e kane kuptue, e politizojne dhe kontestojne kete dite qe po e gezojme te gjithe bashke, me pyetjen – Kush e çliroi Kosoven?
Kryesisht atyne qe ishin te painformuem, te hutuem, te gatshem edhe me u nenshtrue, pa idene e lirise e te sakrifices, pergjegjja ne kete pyetje ishte e thjeshte: NATO, po kush! Sa here permendet roli i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, komentet jane minimizuese, bile shpesh edhe perçmuese.
Krejt kjo perpjekje mos me kuptue dhe me e perçmue rolin e UÇK ne çlirimin e Kosoves spjegohet lehte me nji parabolle te njoftun prej historie: ndoshta nuk ju shkon mendja se Enver Hoxha me nji grusht katundaresh te jugut dhe Tito me shefat e Enverit, Mugosa’n e Miladinin, e kane mposht makinerine naciste te Hitlerit?!
Për me shkaterrue ate ushtri u desht me hy ne lufte fuqite ma te medhaja perendimore e lindore te globit. Por ata u gjeten ne anen e duhun te historise. Roli historik qe luejti rebelimi ushtarak i UÇK ishte thyemja e paqes se rreme qe Milosevic e kishte instalue ne Kosove, tue e permbrendesue levizjen paqesore te Rugoves.
E kam thane dhe po e perseris ne kete dite: Levizja paqesore e Kosoves perfundoi ne zyren e kriminelit Milosevic, kur ai e mori peng familjen e Rugoves dhe e detyroi me i shkue ne zyre ne Beograd, me ja dhane doren dhe me nenshkrue dokumentin e perbashket kunder intervenimit te NATOs.
Ky ishte akti i fundit i fiaskos se Levizjes paqesore te Kosoves. Debati i munguem, qe do t’i kushtohej domethanies historike te shfaqjes se formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.
Jam mundue me imponue kete debat permes Gazetes Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma te nalte te UÇK, qe asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha qe te evitohet. (Rugova nuk ka besue ne lufte dhe ka qene skeptik ne momentin e shfaqjes se UÇK’s, po e them shkurt).
Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çashtjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe te ndonji komandanti e pjesetari, i cili nen emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo qe e quejta ‘kultura e komandantave’, qe filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirine personalisht atyne (sic!).
Jam perpjeke me kontekstualizue nevojen e thyemjes se asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i friges’, qe e kishte instalue Slobodan Milosevic gjate viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi ne tane vertetesine e tyne si – pushtim.
Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme te Milosevic – “Mir vlada na Kosovu”), ne nji situate konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak te Serbise, u hape rruga per intervenimin e faktorit nderkombetar dhe nevoja e adresimit te ketij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar te Serbise, permes nji Konference Nderkombetare, si ajo qe u mbajt ne Rambouillet, me 6 Fror 1999.
Ka qene lufte e imponueme nga dhuna me te cilen ju pergjegj Serbia kerkesave legjitime te popullit shqiptar ne Kosove. Ushtria Çlirimtare e Kosoves u gjete ne anen e drejte dhe fituese te historise.
Autor: Migjen Kelmendi
Kjo asht pergjegjja!
Edhe njihere: Urime Kosove per Diten e Çlirimit!